Dje Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës pati disa aktivitete ku u shpallën më të mirët e vitit 2019 si dhe u mbajt turneu tradicional ‘Burim Hatipi’
Këtë turne e fitoi skuadra e Prishtinës ku në finale mes shumë polemikave mposhti ekipin e gazetarëve sportivë me rezultat 3-2, shkruan Reporteri.net
Në fund të turneut u shpallen edhe më të mirët, ku gazetari i sportit te Reporteri, Lirim Gashi fitoi trofeun ‘Fadil Vokrri’ që jepet për golashënuesin më të mirë të turneut.
Këtë çmim Lirimi e pranoi nga djali i legjendës së futbollit, Gramoz Vokrri.
Ndryshe, në këtë turnir pati edhe ekipe të gazetarëve nga Maqedonia dhe Shqipëria të cilat u nderuan me mirënjohje për pjesëmarrje. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.