×
  • Sport
  • Sport

    Gazetarja e njohur kosovare e ‘kallë’ nejën së bashku me Edon Zhegrovën

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 21:47

    Gazetarja kosovare e sportit, Alba Merovci, e ka publikuar një video në rrjetim social Instagram me talentin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.


    Video është realizuar në një nga kafiteritë e Prishtinës pas ndeshjes Kosovë-Angli (0:4).

    20-vjeçari i cili aktivizohet me Baselin në Zvicër, në dy ndeshjet e fundit me Kosovën është aktivizuar nga Bernard Challandes në pjesën e dytë (ndaj Çekisë dhe Anglisë).

    Zhegrova në ndeshjet e fundit ka shkëlqyer me Baselin në Zvicër dhe në Ligën e Evropës.

    Zhegrova në futbollin evropian u transferua nga FC Prishtina.

    Para se të luante në Zvicër, Edoni ka luajtur në Belgjikë me Standard Liegen, Sint Truiden dhe Genkun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!