×
  • Sport
  • Sport

    George Clooney interesohet ta blejë klubin ku luajnë dy shqiptarë

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 10:07

    Një kompani amerikane nën pronësinë e aktorit të famshëm George Clooney është interesuar ta blejë klubin spanjoll Malaga, ku luajnë dy futbollist shqiptarë – Keide Bare dhe Armando Sadiku.


    Presidenti i Shoqatës Aksionare APA, Antonio Aghuilera, bëri të ditur se një kompani amerikane është e interesuar t’i blejë aksionet e Abudallah Al-Thanit në Malaga, transmeton Express.

    Aguilera bëri të ditur se pronari i klubet është duke tentuar t’i shesë aksionet e tij për 100 milionë euro. Tashmë një kompani amerikane është interesuar dhe gazeta spanjolle AS mëson se bëhet fjalë për aktorin e famshëm, George Clooneyn.

    “Është një kompani e fuqishme e produksionit këtu në Malaga, ata duan ta kthejnë Malagan në Hollywoodin evropian dhe janë duke i xhiruar disa seri këtu, si dhe janë në negociata me klubin”, ka thënë Aguilera.

    Megjithatë, dy palët ende s’kanë arritur marrëveshje për çmimin e shitjes së aksioneve, pasi që Al-Thani po i kërkon 100 milionë euro, përkundër që vlera aktuale e tyre është 36 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!