×
  • Sport
  • Sport

    Georgina nxjerr në ankand fanellën e Ronaldos për t’i ndihmuar spitalet në Spanjë

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 18:52

    Georgina Rodriguez ka hedhur në shitje disa nga koleksionet e saj dhe fanellën e Cristiano Ronaldos, vetëm disa ditë pasi dhuroi 20 mijë maska si donacion për të luftuar koronavirusin.


    Modelja me prejardhje nga Argjentina, përmes një postimi në Instagram njoftoi se disa koleksione të saj dhe një fanellë të nënshkruar nga CR7 i ka hedhur në ankand, dhe paratë e grumbulluara do të shërbejnë si ndihmë për spitalet në Spanjë.

    “Tani të gjithë jemi duke kaluar një periudhë të vështirë. Spitalet, infermierët, doktorët, i gjithë personeli i kujdesit shëndetësor dhe ata që u sëmurën nga kjo pandemi kanë nevojë për ndihmën tonë. Spanja vuajti shumë për shkak të pandemisë. Prandaj ne vendosëm të japim ndihmën tonë.

    Unë zgjodha 4 veshje të bukura dhe një fanellë të Juventusit të firmosur nga CR7, për t’i nxjerrë në shitje në Less App. Bashkë mund të ndihmojmë njëri-tjetrin, vendin dhe planetin. E gjithë shuma e grumbulluar nga shitjet e mia do të shkojë për spitalet spanjolle për të luftuar me COVID-19”, shkruan Georgina

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!