×
  • Sport
  • Sport

    Gerrard flet për derbin Man United-Liverpool: A menduat se do të thoja diçka tjetër?

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 15:58

    Steven Gerrard edhe pse është trajner i Rangersit nuk e lë anash Liverpoolin dhe sa herë që i jepet mundësi e shikon ish-klubin e tij


    Liverpooli këtë fundjavë luan derbin me Manchester Unitedin, me Gerrardin që është i bindur në fitoren e skuadrës së Jurgen Kloppit, shkruan Reporteri.net

    Ish-kapiteni i Liverpoolit dhe Anglisë u pyet sot në konferencën për shtyp të Rangersit për derbin më të madh në Ishull që do të luhet të dielën.

    “Po, Liverpooli do të fitojë,” ka thënë fillimisht Gerrard.

    “Ata kanë fituar tetë nga tetë ndeshjet e luajtura. Treshja e sulmit janë në formë fantastike, skuadra nuk po pëson gola dhe ata janë kampion të Evropës.

    “A dëshironi ndonjë arsye tjetër pse unë mendoj që Liverpooli do ta mposht Manchester Unitedin? A menduat se unë do të thoja diçka tjetër?,” përfundoi Gerrard.

    Kujtojmë që Liverpooli pas tetë javësh në Premier Ligë është në vendin e parë me 24 pikë, ndërsa Manchester United në vendin e 12-të me 8 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!