Tyson Fury arriti fitore të vështirë kundër Otto Wallin, të cilin e mposhti pas 12 raundeve me vendim të gjyqtarëve.
Britaniku u desh të angazhohej shumë në meçin e zhvilluar në Las Vegas për t’ia shkaktuar humbjen e parë boksierit suedez, i cili ishte i pamposhtur.
Fury pësoi një goditje të rëndë kah fundi i raundit të tretë, por ia doli që të mbahej dhe të fitonte me pikë (116-112, 117-111 dhe 118-110), shkruan Telegrafi.
Menjëherë pas meçit, Tyson është dërguar në spital pasi kishte pësuar çarje në vetull dhe është dashur që të qepej.
Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi, para dhe pas intervenimit që tregojnë se sa serioz ishte lëndimi i Furyt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.