×
  • Sport
  • Sport

    Girensse: Do të jetë ndeshje emocionionale, por nuk do kemi probleme në këtë aspekt

    Reporteri
    28 Mars 2022 | 20:07

    Trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur sonte në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore me Zvicrën e cila do të zhvillohet nesër në Zvicër nga ora 18:00, transmeton Reporteri.net.

    E, përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se janë marrë të gjitha masat për ndeshjen nesër, ku për Kombëtarem e Zvicrës tha se është një nga pesë ekipet më të mira në botë.

    “Kemi marrë të gjitha masat për ndeshjen me Zvicrën, pasi e dimë që është një prej pesë ekipeve më të mira në botë. Nuk kemi përzgjedhur ende asgjë rreth formacionit, mund të luajnë të gjithë futbollistët e ftuar”, tha trajneri francez.

    Tutje, ai përmendi se kjo do të jetë ndeshje emocionale duke patur parasysh historinë e lidhjen e shqiptarëve të cilët luajnë me Zvicrën.

    “Duke marrë parasysh historinë, lidhjen e shqiptarëve të Kosovës që luajnë me Zvicrën, besoj se do të jetë ndeshje emocionale. Këtë lojë e kam përgatitur sikurse për ndeshjet tjera dhe nuk besoj se do të kemi telashe në aspektin emocional”, shtoi selektori i “Dardanëve”.

    Miqësorja Zvicër – Kosovë do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!