Alan Giresse pritet të shkarkohet sot nga posti i trajnerit të kombëtares së Kosovës.
Siç raporton Klan Kosova, lidhur me këtë çështje kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të thërrasë mbledhje urgjente nga ora 12:00.
Shkarkimi i Giresset vjen pasi Kosova ka grumbulluar vetëm tri pikë nga katër ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian, duke i zbehur së tepërmi gjasat për kualifikim.
Pas tri barazimeve dëshpëruese, “Dardanët” mbrëmë regjistruan edhe humbjen zhgënjyese.
Të përzgjedhurit e Alain Giresse pësuan humbje nga një ekip si Bjellorusia, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Szusza Ferenc” përfundoi me rezultatin 2:1.
Pas kësaj humbje, Kosova ka humbur edhe pozitën e katërt në grup dhe tani është e parafundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.