Raportet në Itali thonë se Olivier Giroud ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Milanin si lojtar i lirë dhe do të zyrtarizohet si kuqezi pas finales me Chelsea në Ligën e Kampionëve.
Kjo nuk është hera e parë që Giroud lidhet me një kalim në Serie A, pasi që më parë për të kishin shprehur interesim Interi, Juventusi, Roma dhe Lazio. Calciomercato.com ka shkruar që francezi ka pranuar kontratë dy vjeçare me Milan ku do të fitojë 4 milionë euro në sezon.
Kanë mbetur ende disa detale për t’u finalizuar dhe do të zyrtarizohet pas finales së Chelsea në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City. Në të njëjtën kohë, Giroud është duke kërkuar një shtëpi të re në Milan.
Kuqezinjtë duhet të presin deri në përfundimin e Ligës së Kampionëve para se të veprojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.