×
  • Sport
  • Sport

    Giroud shënon një gol të bukur, Chelseat e mposht Atleticon në Madrid

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 23:09

    Chelsea kthehet në Londër me buzëqeshje në fytyrë. Blutë kanë arritur të marrin rezultat shumë pozitiv nga ndeshja e parë me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.


    90 minuta në “Wanda Metropolitano” i kanë takuar Chelseat që arriti të fitojë 0-1 dhe tani do të ketë edhe 90 minuta të zjarrta në Stamford Bridge para se të preje biletën për në çerekfinale.

    Oliver Giroud në mënyrë akrobatike, e dërgoi topin në rrjetë për 0-1 në minutën e 71-të, gol që fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por pas disa minutave, u konfirmua me VAR.

    Sfida e kthimit do të zhvillohet me 17 mars në Londër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!