Jermaine Defoe javën tjetër mbush 37 vjet, por ai akoma nuk e ka humbur sensin e golave
Në gjashtë ndeshjet e këtij edicioni me Rangersin ai ka shënuar 6 gola, shkruan Reporteri.net
Defoe në të kaluarën e tij ka luajtur për shumë klube të njohura në Premier Ligë, por një kohë e ka kaluar edhe në Toronto.
Në Toronto ai ka shënuar 11 gola në 19 paraqitje, por më shumë do të mbahet mend për një incident me bashkëlojtarin e tij, Gilberton.
Në një ndeshje me Neë York Red Bull më 28 qershor 2014, Toronto fitoi një goditje dënim pak metra jashtë zonës së rreptësisë dhe Defoe dëshironte ta merrte përsipër që të gjuante.
Por, ishte Gilberto që nuk e lejoi me sulmuesin anglez që u acarua, por hoqi dorë dhe u largua.
Çfarë ndodhi më pas?
Gilberto shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë dhe Defoe filloi të qeshte, ndoshta nga zori.
Më pas ish-sulmuesi i Tottenhamit shkoi për të festua me shokët e skuadrës dhe nuk mungoi kontakti fizik as me Gilberton. /Reporteri.net/
Defoe demanded to take a freekick instead of his teammate Gilberto.
Gilberto eventually took it and scored a beauty.
Defoe realising this, smiled, glowed up, laughed, went on to celebrate & apologize.
Football. pic.twitter.com/HKhm8xap7B
— Football Drug (@FootballSyringe) April 23, 2019