×
  • Sport
  • Sport

    Gjërat kanë filluar të bëhen serioze: Messi ultimatum klubit, ose unë ose ai!

    Reporteri
    07 Shkurt 2020 | 11:04

    Leo Messi këkron ndryshime te Barcelona dhe në rast se nuk do të largohet presidenti Josep Maria Bartomeu, atëherë do të jetë vetë argjentinasi që në qershor do të ndërrojë ambient


    Kështu raporton emisioni televiziv spanjoll ‘El Chiringuito’, me Messin që është tema kryesore në tërë Kataloninë kohëve të fundit, shkruan Reporteri.net

    Gjithçka nisi pas një zënke të Messit me Abidalin dhe tani gjërat janë bërë edhe më serioze me ‘Pleshtin’ që ka paralajmëruar largimin, në rast se nuk largohet presidenti Bartomeu.

    Ndërkaq, është raportuar se 5 klube po tentojnë të përfitojnë nga kjo situatë që po ndodhë te Barça, në mesin e tyre edhe Juventusi.

    Manchester United, Manchester City, Inter, Juventus e PSG janë të gatshëm që ta transferojnë Messin gjatë verës, nëse argjentinasi do të vendoste përfundimisht që të largohej. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!