×
  • Sport
  • Sport

    Gjermanët shumë të fortë për ‘duhanxhinjët’ e Kosovës – Dardanët mposhtën me rezultat të thellë

    Reporteri
    30 Janar 2020 | 14:58

    Kombëtarja e Kosovës në futsall është mposhtur 8-4 nga Gjermania në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020


    Djelmoshat e Kosovës ishin në qendër të vëmendjes para se të nisnin këto eliminatore, pasi u kapën duke pirë cigare në aeroport, shkruan Reporteri.net

    Image result for kapen me cigare"Por, ata në ndeshjen e parë treguan lojë të madhe dhe mposhtën Austrinë me rezultat 4-2.

    Ndërkaq, Kosova sot u mposhtë nga një Kombëtare e fuqishme si ajo e Gjermanisë me rezultat 8-4.

    Golat për Kosovën në këtë takim u shënuan nga Drilon Maxharraj (0’27”, 24’07”), Malush Qerimi (22’59”) dhe Melos Kelmendi 29’17”.

    Me këtë humbje, tani Kosova zë vendin e tretë me 3 pikë, aq sa ka edhe Gjeorgjia dhe Gjermania. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!