Real Madridi vazhdon të përkulet në luftën që qyteti i tyre ka kundër koronavirusit.
Stadiumi i Real Madridit, “Santiago Bernabeu” do të kthehet në depo për furnizime mjekësore të marra nga organizatat dhe bizneset, veçanërisht ato që i takojnë sektorëve sportive, ka njoftuar faqja zyrtare e Realit.
Gjitha donacionet do t’i dorëzohen më pas autoriteteve sportive për t’u shpërndarë në mënyrë adekuate, për të luftuar koronavirusin.
“Klubi i futbollit Real Madridit, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Sportiv (CSD), ka nisur një projekt në Madrid për të furnizuar dhe shpërndarë materialin strategjik shëndetësor për t’u përdorur kundër pandemisë COVID-19. Si rezultatet i këtij bashkëpunimi të ngushtë mes dy institucioneve, ‘Santiago Bernabeu’ do të ofrojë një hapësirë për të deponuar donacionet e furnizimeve mjekësore të nevojshme për të luftuar pandeminë. Gjitha furnizimet e deponuara do të barten te autoritetet shëndetësore të Spanjë, nën autoritetin e qeverisë spanjolle, në mënyrë që resurset, aq të nevojshme në situatën aktuale emergjente shëndetësore, të shpërndahen në mënyrën më të mirë dhe efikase”, është thënë në komunikatën e klubit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.