×
  • Sport
  • Sport

    Gjesti i madh i Jurgen Klopp, i shkruajti letër motivuese tifozit të Liverpoolit me kancer

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 20:00

    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e tregon mirësinë e tij brenda dhe jashtës fushës. Tifozët e duan atë për këtë. Ai i ka surprizuar shpesh me mesazhe personale.


    Kohët e fundit, ai i shkruajti një letër një tifozi të “Reds” i cili ishte i sëmurë rëndë me kancer, për ta inkurajuar atë. Andy, vëllai i tifozit të Liverpoolt Chris, postoi letrën prekëse në Twitter një ditë pas vdekjes së tij.

    Në postim Andy shkruajti: “Vëllai im e mori këtë letër nga Jurgen Klopp gjatë trajtimit të tij për kancerin. Çfarë zotërie.” Mesazhi nga trajneri i “Reds” sigurisht që i dha forcë Chris për të vazhduar luftën, por në fund ai nuk ia doli. Tifozët e Liverpool morën pjesë në rrjetet sociale dhe mbjajtën zi për vëllain e Andy-t.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!