×
  • Sport
  • Sport

    Gjesti i mirë i Ronaldos pasi e goditi me top punëtoren e sigurimit

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 19:48

    Punëtorja e sigurimit të Young Boys mori mbrëmë goditjen më të ëmbël në jetë.


    Në momentin kur lojtarët po kryenin nxehjen para sfidës në Ligën e Kampionëve mes Young Boys dhe Manchester United, Cristiano Ronaldo pa dashje e goditi punëtoren e sigurimit.

    Ajo nuk ishte e vëmendshme, duke u kujdesur për rendin në stadium, teksa Ronaldo po tentonte goditjet e dënimit.

    Sido që të jetë, pas asaj që ndodhi, CR7 e vërejti menjëherë dhe numri 7 u tregua bujar dhe i shkroi pranë më pas për ta ngushëlluar madje në fund i dhuroi dhe fanellën.

    Ai vazhdimisht i fliste për të mësuar më shumë për gjendjen e saj, pasi ajo kishte rënë menjëherë në tokë pas goditjes.

    Por, ishte vetëm një tronditje e momentit dhe më pas çdo gjë kaloi, derisa punëtorja s’do ta harrojë kurrë mbrëmjen që qëndroi pranë dhe i fliste Ronaldo, njeriu që miliona fansa nëpër botë ëndërrojnë së paku ta shohin nga larg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!