×
  • Sport
  • Sport

    Gjiganti anglez shpreh interesim për Ramosin

    Reporteri
    15 Dhjetor 2022 | 22:31

    Manchester United mund të tentojë të nënshkruajë me Goncalo Ramosin.

    Sulmuesi mori vëmendjen pasi realizoi het-trik në fitoren e Portugalisë kundër Zvicrës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

    Sipas “ESPN”, Man United do të kërkojë informacione shtesë për sulmuesin e Benficas, për të shqyrtuar mundësinë e një transferimi të mundshëm në afatin e janarit.

    Megjithatë, mbetet të shihet nëse një lëvizje e tillë mund të ndodhë, pasi më herët është thënë se Erik ten Hag nuk është i sigurt që një sulmues do të arrijë në janar.

    Ramos me Benfican ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

    21-vjeçari ka klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!