Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Atletico Madrid ka rritur ofertën e saj për Theo Hernandez, duke e afruar gjithnjë e më shumë një marrëveshje me Milanin për transferimin e mbrojtësit të majtë gjatë afatit kalimtar veror.
Francezi 26-vjeçar do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me kuqezinjtë në fillim të sezonit 2025-26. Pa një rinovim në horizont, Milani rrezikon ta humbasë lojtarin me parametër zero verën e ardhshme nëse nuk arrin ta shesë këtë verë.
Më herët, Simone Inzaghi dhe Al-Hilal kishin shprehur interes të fortë për Hernandezin, duke ofruar rreth 30 milionë euro për Milanin dhe një pagë marramendëse prej 18 milionë eurosh në vit për lojtarin.
Megjithatë, Theo e ka refuzuar këtë ofertë, duke bërë të qartë se preferon të qëndrojë në Evropë dhe të presë një ofertë më të përshtatshme nga një klub evropian.
Sipas Gianluca Di Marzio, Atletico Madrid ka rritur ofertën e saj fillestare nga 15 milionë në afro 20 milionë euro – një shifër që i afrohet pritshmërive të Milanit. Bisedimet po përparojnë pozitivisht dhe të dy klubet janë në rrugën e duhur drejt një marrëveshjeje për transferimin e mbrojtësit francez.
Po ashtu, raportet e mëparshme sugjerojnë se Atletico ka arritur tashmë një marrëveshje të përhershme mbi kushtet personale me lojtarin, duke e bërë të qartë dëshirën për ta rikthyer atë në Madrid, aty ku edhe nisi karrierën profesionale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.