×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani – Drita, pa gola pjesa e parë, por dy karton të kuq

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 20:55

    Pa gola është mbyllur pjesa e parë në derbin Gjilani – Drita që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Reporteri.net.


    E veçanta e kësaj pjese është se të dy skuadrat kanë mbetur me dhjetë lojtarë në fushë, raporton gazetari i Reporteri.net që po e përcjellë nga afër takimin.

    Gjilani nga minuta e 16-të mbeti pa lojtarin Ansi Nika që u ndëshkua me të kuq. Fat të njejtë në fund të pjesës së parë pati edhe lojtari i Dritës Haxhi Neziraj.

    Kujtojmë se këtë derbi local nga afër po e ndjek edhe kreu i Gjilanit Lutfi Haziri me gruan dhe vajzat e tij.

    Në stadium janë rreth 8 mijë tifozë një numër i konsiderueshëm duke parë se stadiumet në vendin tone nuk mbushen aq, por nëse kihet parasysh rivaliteti mes këtyre dy skuadrave nuk është edhe një numër aq i madh sa mund të jetë pritur. /Reporteri.net/.

    LIVE: Gjilani – Drita 0-0

    Ky është numri i biletave të shitura për derbin Gjilani – Drita

    Edhe Lutfi Haziri në stadium, por vëmendja te vajzat e tij

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!