×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani ia shkakton humbjen e parë Ballkanit, Llapi e Drita ndajnë pikët, fiton Prishtina

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 18:16

    Kanë përfunduar të tri ndeshjet që u zhvilluan në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.


    Gjilani arriti një fitore të vështirë por të rëndësishme kundër Ballkanit me rezultat 1-0.

    Gerhard Progni realizoi golin e vetëm në minutën e 48-të.

    Pas kësaj fitoreje, gjilanasit rrëmbejnë primatin në Superligë me 12 pikë, ndërsa Ballkani del përkohësisht në vendin e tretë me tetë pikë të tubuara nga pesë ndeshje.

    Në përballjen tjetër, Llapi ka barazuar 2-2 me Dritën në Stadiumin “Ferki Aliu”, pas shumë tensioneve dhe një ndeshjeje shumë të bukur.

    Tani Llapi zë pozitën e katërt në tabelë me tetë pikë, ndërsa Drita ka dy më shumë në vendin e dytë.

    Trepça 89 është mposhtur në “Riza Lushta” nga Prishtina me rezultat minimal, 1-0.

    Të vetmin gol e shënoi Ahmed Januzi në minutën e 63-të.

    Me këtë fitore, kryeqytetasit largohen nga zona e rrezikshme dhe grumbullon katër pikë nga po aq ndeshje.

    Në anën tjetër, 89-shi mbetet në mes të tabelës me pesë pikë nga po aq ndeshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!