Skuadra e SC Gjilanit iu është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës, përcjell Reporteri.net.
Gjilani ka pritur sot Drenicën në xhiron e 28-të, teksa kanë mposhtur me rezultat të thellë në Gjilan.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi fitoi si vendase ndaj Drenicës.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 5:0, teksa golat e fitores për “Skifterat” u shënuan nga Shkëlzen Lushtaku (autogol), Keita Razak, Donjet Shkodra, Blerim Krasniqi dhe Gerhard Progni.
Vlen të përmendet se Gjilani pas kësaj fitore ka 52 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, kurse Drenica mbetet me 35 pikë në pozitën e gjashtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.