Berat Gjimshit ka thënë se Shqipëria mund të fitonte takimin ndaj Kazakistanit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Anëtari i kuqezinjve beson se atyre u mungoi fati, mirëpo kishin të gjitha mundësitë për t’i marrë tri pikë të plota.
“Shqipëria humbi dy pikë në një transfertë ku i kishte të gjitha mundësitë të merrte fitoren”, ka thënë Gjimshiti për SuperSport.
“E vlerësoj si dy pikë të humbura, sepse kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë, kemi patur shumë raste, nuk na kishte ndodhur. Kemi gabuar në shënimin e golit prandaj them se janë dy pikë të humbura.”
“Ishte taktika. Trajneri na tha që ata kanë dy sulmues, dy prej nesh do të mbulonim dy sulmuesit dhe një tjetër do të kontrollonte situatat.
“Nuk ishte e lehtë të shkoje përpara. Siç e kam parë ndeshjen, nuk besoj që mungoi zjarri, ka patur duele me dëmtime. Skuadrat ishin agresive, na mungoi vetëm goli, sepse i patëm 5-6 raste”, ka shtuar më tej ai.
Kazakistani është lider i Grupit të 4-të me tri pikë, aq sa ka edhe Shqipëria, Bjellorusia dhe Lituania.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.