×
  • Sport
  • Sport

    Gjithçka që duhet të dini për shortin e çerekfinales dhe gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 11:01

    Shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve do të mbahet të premten në orën 12:00 në Zvicër dhe do ta pasohet menjëherë nga shorti për gjysmëfinale.


    Në këtë short nuk do të ketë kufizime, prandaj ekipet nga i njëjti vend mund të përballen njëra me tjetrën nëse ashtu do shorti, transmeton Gazeta Express.

    Ndeshjet çerekfinale në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen më 6-7 dhe 13-14 prill.

    Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 27/28 prill dhe 4/5 maj.

    Cilat ekipe kanë kaluar në çerekfinale.

    Bayern Munich dhe Borussia Dortmund nga Gjermania, Chelsea, Liverpool dhe Manchester City nga Anglia, Paris Saint-Germain nga Franca, Porto nga Portugalia dhe Real Madrid nga Spanja.

    Ndërsa, shorti për çerekfinale dhe gjysmëfinale në Ligën e Evropës do të mbahet po ashtu të premten në orën 13:00, menjëherë pas shortit për Champions.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!