×
  • Sport
  • Sport

    Gjithë kjo forcë policore e ndali Crvena Zvezdën për t’u futur në Kosovë

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 17:19

    Policia e Kosovës tregoi sot autoritetin e saj duke kthyer mbrapsht skuadrën serbe Crvena Zvezda dhe duke mos i lejuar të hynin në Kosovë.


    Skuadra serbe kishte për qëllim të luante ndeshjen e kupës kundër skuadrës mitrovicase Trepça, në Mitrovicë, por ky tentim i shkoi huq atyre, shkruan Reporteri.net

    Policia e Kosovës kishte angazhuar një forcë të madhe policore që mos ta lejonin skuadrën dhe tifozët serbë të shkelnin në tokën kosovare.

    Në videon e mëposhtme mund t’i shihni automjetet e policisë duke shkuar tek kufiri në Jarinje:

    Ndryshe, Drejtori i Zvezdas, Terzic, kishte pyetur policinë e Kosovës se pse nuk po i lejohej hyrja, por ai mori përgjigje nga një pjesëtar i policisë i cili i tha se ky është një urdhër nga Qeveria e Kosovës.

    Edhe tifozët serbë kishin reaguar me këngë provokative, duke kënduar edhe ndër të tjerash: Oj Kosovë, o vendi im.

    Ndërsa ky është momenti kur autobusi që bartte futbollistët serbë u kthye mbrapsht nga policia e Kosovës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!