×
  • Sport
  • Sport / Pejë

    Gjykata e lë të lirë Akil Gjakovën, vetëm ia ndalon t’i afrohet gruas në distancë prej 50 metra

    Reporteri
    19 Prill 2024 | 16:23

    Xhudistit Kosovar, Akil Gjakova i është shqiptuar masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo presonit të caktuar në distancë prej 50 metra.

    Rrjedhimisht, Gjykata e Pejës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për t’i caktuar masën e paraburgimit xhudistit kosovar të dyshuar për rrahjen e gruas.

    Në rast të mosrespektimit të kësaj mase, Gjykata ka thënë se do t’ia caktojë masën e paraburgimit Akil Gjakovës, i cili akuzohet për “dhunë në familje”.

    “Pasi pala e dëmtuar të njoftohet me aktvendim edhe ajo duhet të respektoj vendimin e gjykatës dhe nëse qëllimisht cenon kufizimet që i ka i pandehuri, gjykata mund t’a dënojë personin e mbrojtur me gjobë. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

    Në kërkesën e Prokurorisë për urdhër mbrojtje ndaj Akil Gjakovës, bëhej e ditur se i pandehuri nga korriku i 2023-ës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij. Viktima e gjakosur, thuhet aty, është parë edhe nga fëmija i tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!