×
  • Sport
  • Sport

    Themelorja refuzon ankesën e Gramoz Vokrrit, FFK thotë se Kuvendi i Rregullt Zgjedhor u konfirmua se ishte i ligjshëm

    Reporteri
    04 Prill 2022 | 14:53

    Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar përfundimisht ankesën e Gramoz Vokrrit për pezullimin e Kuvendit Zgjedhor të FFK-së.

    Gramoz Vokrri ishte njëri nga kandidatët për kryetar dhe ishte ankuar në Federatën e Futbollit të Kosovës, me arsyetimin se Kuvendi Zgjedhor i organizuar më 6 prill është i parregullt.

    Ai madje kishte kërkuar që të pezullohet edhe veprimtaria e u.d. Sekretarit të përgjithshëm, Taulant Hodaj, duke kërkuar që t’i hiqen kompetencat.

    Gjykata Themelore e Prishtinës, ka dalë me vendimin final sot, duke thënë se nuk është kompetente në pikëpamjet ligjore për ta gjykuar këtë lëndë duke e refuzuar.

    “Gjykata pas shqyrtimit paraprak të padisë, në përputhje me nenin 17 dhe 19 të LPK-së, shqyrtoi kompetencën lëndore të Gjykatës në këtë çështje juridike dhe vlerësoi se Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore në Prishtinë, nuk është kompetente në pikëpamje lëndore për të gjykuar këtë lëndë”, thuhet në aktvendimin e gjykatës.

    Gramoz Vokrri ka konsideruar se iu mohua padrejtësisht e drejta e kandidimit për kryetar të FFK-së, duke iu shpallur disa nënshkrime të pavlefshme.

    FFK në anën tjetër e ka publikuar këtë vendim, duke e quajtur si fitore të tyre, pasi sipas FFK-së ashtu siç ata kanë thënë Kuvendi Zgjedhor është i ligjshëm.

    Madje ata kanë shkruar se në Kuvend do të jenë të pranishëm edhe FIFA, UEFA, MKRS dhe KOK, për ta monitoruar.

    Më poshtë mund ta lexoni postimin e FFK-së rreth kësaj çështjeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!