×
  • Sport
  • Sport

    Gjynah për Xhakën, tifozët vazhdojnë me komente brutale: Ai ka foto nudo të Unai Emery

    Reporteri
    15 Shtator 2019 | 17:56

    Arsenali është duke luajtur me Watfordin në kuadër të xhiros së pestë në Premier Ligë dhe rezultati pas 25 minutave lojë është 1-0 në të mirë të ‘Topçinjëve’


    Granit Xhaka edhe në këtë takim është titullar për Arsenalin, derisa tifozëve të skuadrës nga Londra si duket nuk po i pëlqen kjo gjë, shkruan Reporteri.net

    Në ‘Twitter’ po ka komente nga më të ndryshmet për yllin nga Prishtina. Madje njëri nga tifozët ka shkuar aq larg sa ka thënë se Emery po e vendos në 11-she startuese pasi Xhaka posedon një foto nudo të tij.

    “Xhaka ka foto nudo të Emery, s’ka kuptim tjetër,”.

    “Xhaka titullar sërish, miti më i madh në botë,”.

    “Xhaka dhe Ozil titullar në një ndeshje jashtë? Nuk besoj se Emery do të mbajë vendin e punës,”.

    “Pse dreqin e fut Xhakën ai, a nuk shikon Emery sa i dobët është ai”, këto janë disa nga komentet e tifozëve të Arsenalit në Twitter.

    Xhaka u kritikua me të madhe në ndeshjen e xhiros së kaluar, ku Arsenali luajti baras 2-2 me Tottenhamin.

    Në këtë përballje Xhaka kishte shkaktuar penallti dhe tifozët nga ai moment po vazhdojnë ta kritikojnë me të madhe në rrjetet sociale edhe pse paraqitjet e tij nuk janë aq të këqija sa t’i meritojë këto fjalë që po ia thonë tifozët. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!