Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka parashikuar fitoren e Kombëtares së Kosovës.
Se Veseli është fans i madh i futbollit e kemi ditur edhe më parë, pasi ai gjithmonë shihet në stadium, sa herë që luan kombëtarja e Kosovës, mirë sot ai ka dëshmuar se ka aftësi edhe në parashikimin e rezultatit të ndeshjeve, shkruan Reporteri.net.
“Unë besoj se Kombëtarja e Kosovës do t’i japë dy gola dhe do ta pranojë një. Nëse kemi fat, në këtë që pranojmë golashënuesi do të zihet në offside”, ka shkruar Veseli në Facebook.
E ky parashikim i Veselit ka dalë të jetë plotësisht i saktë, pasi ndeshja Kosovë-Çeki ka përfunduar pikërisht me këtë rezultat, shkruan Reporteri.net.
Tutje Veseli ka thënë se ata që ia qëllojnë këtij do të kenë nga një dhuratë të fanellës së Kombëtares së Kosovës.
“Më tregoni sa të mirë jeni ju në parashikime dhe dhjetë tifozët më të shpejtë që ia qëllojnë rezultatit të saktë, si dhuratë do ta pranojnë nga një fanellë të Kombëtares së Kosovës”, ka shkruar ai.
Mbetet të shihet se a do ta mbajë Veseli këtë premtim. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.