×
  • Sport
  • Sport

    Gjyqtarët e basketbollit ndërpresin grevën, arrihet marrëveshja me FBK-në

    Reporteri
    17 Janar 2020 | 17:34

    Xhiroja e 21-të në Superligën e basketbollit të Kosovës do të gjykohet nga gjyqtarët nga Kosova.


    E gjithë kjo pasi që Federata e Basketbollit të Kosovës ka arritur marrëveshje me Shoqatën e Gjyqtarëve të Basketbollit.

    Kjo marrëveshje është arritur pas dy takimeve të zhvilluara në mes të Bordit të FBK-së dhe Bordit të SHGJFBK-së.

    Tashmë gjyqtarët do të kthehet në aksion pasi që javën e kaluar nuk referuan duke e bojkotuar atë xhiro për shkak të borxheve të FBK-së ndaj tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!