Sergio Ramos shënoi gol në fitoren 2-1 të Spanjës kundër Rumanisë, por gjyqtari i ndeshjes e kishte ndëshkruar mbrojtësin e Realit me karton të verdhë për mënyrën se si festoi
Sergio Ramos golin e realizuar ndaj Rumanisë ia dedikoi nipit të tij, i cili mban syze, shkruan Reporteri.net
Kapiteni i Spanjës në minutën e 29-të shënoi na penalltia dhe më pas festoi duke bërë një gjest, në të cilin ai imitoi mbajtjen e syzeve drejt kamerës.
Deniz Aytekin e kishte ndëshkuar me karton të verdhë yllin e Realit, por më pas i kishte kërkuar falje kur e kuptoi arsyen e festimit.
“Unë kam folur tashmë me gjyqtarin. Festimi ishte t’i dedikoja golin nipit tim, i cili gjithashtu mban syze, sikurse unë,” ka thënë Ramos.
“Ishte për t’i thënë atij se nuk ka asgjë të keqe nëse mban syze. Isha i drejtuar nga kamerë. Gjyqtari e kuptoi, ai kërkoi falje dhe u pendua për atë,”./Reporteri.net/