Mbrëmë gjyqtari i Superligës së Kosovë, Ilir Mehmeti, ka njoftuar që ka dal pozitiv në testin e dytë me “Covid-19” pasi që në testin e parë të bërë nga Federata e Futbollit e Kosovës kishte dalë negativ.
Informacionin e ka publikuar vetë Mehmeti në llogarinë e tij, derisa gjendja shëndetësore e tij është e mirë deri më tani.
Kështu ka thënë ai në një deklaratë dhënë për Insportin.
“Për momentin jam mirë, normal gjuajt dhe nyejt po më dhëmbin, koka herë pas herë”, tha fillimisht Mehmeti.
Ai nuk e di ku është infektuar, derisa tregon në cilën ndeshje ishte prezent dhe me kë kishte kontakt.
“Nuk e di ku jam infektuar. Në ndeshjen Prishtina Ferizaj kam pas kontakt me kolegët e ndeshjes dhe me vëzhguesin”, ishin fjalët e gjyqtarit Mehmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.