Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ka shkuar në ligën elitare amerikane, MLS, për të shënuar gola dhe për të fituar trofe, edhe pse pohon se gjatë karrierës së tij ai ka fituar më shumë trofe se e tërë MLS-ja.
Sulmuesi suedez i LA Galaxy foli për media pas një seance stërvitore para ndeshjes kundër San Jose Earthquakes, duke thënë se ka ardhur në MLS për të fituar tituj.
“Kam ardhur këtu sepse kam fituar shumë, nuk kam ardhur për t’u çlodhur. Ky jam unë, i kam fituar 33 trofe; më shumë se e tërë MLS-ja, mendoj”, tha Ibrahimovic.
Zlatan ka pasur një karrierë shumë të suksesshme, duke i fituar katër tituj me Ajaxin në Holandë. Në Itali, ai i fitoi pesë tituj në ligë me Interin dhe Milanin, si dhe pesë trofe të Superkupës italiane. Në Francë, me PSG-në ai i fitoi tre tituj të ligës, tre trofe të Superkupës dhe dy trofe të Kupës.
Në Spanjë me Barcelonën, Ibra e fitoi një herë ligën, dy herë Superkupën, një herë Ligën e Kampionëve dhe një herë Kupën e Botës për Klube.
Ndërsa në Angli me Manchester Unitedin, ai e fitoi Ligën e Evropës, Kupën e Ligës dhe Superkupën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.