Goditje e tmerrshme për ish-presidentin e Palermos në Itali, Maurizio Zamparinin.
Djali i tij 23-vjeçar, Armando është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Londër, ku po qëndronte pasi ishte diplomuar në një universitet anglez.
Ai ishte djali më i vogël i 5 fëmijëve të familjes Zamparini, ndërsa vetë Maurizio dhe e shoqja kanë fluturuar menjëherë drejt kryeqytetit anglez për të mësuar më shumë mbi ngjarjen tragjike.
Policia britanike ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për rastin, por për momentin nuk ka asnjë të dhënë mbi shkaqet që mund të kenë sjellë vdekjen e 23-vjeçarit.
Maurizio Zamparini erdhi në botën e futbollit në vitin 1987, kur bleu skuadrën e Venezias, ndërsa në 2002-shin mori pronësinë e sicilianëve të Palermos, të cilët i mbajti për shumë sezone në elitën e futbollit italian, para se të largohej përfundimisht më 2017-ën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.