×
  • Sport
  • Sport

    Gola, befasi dhe gjithçka interesante që ndodhi pas 45 minutave të para nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 21:46

    Janë duke u zhvilluar gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe në të gjitha këto ka gola të shënuara


    Interi është duke e befasuar Barcelonën në Camp Nou, ku pas pjesës së parë është duke fituar me rezultat minimal 1-0, shkruan Reporteri.net

    Lautaro Martinez shënoi në minutën e dytë për t’i dhënë epërsinë italianëve.

    Kampioni aktual, Liverpooli po e dominon si me lojë ashtu edhe me rezultat Salzburgun ku pas pjesës së parë ‘Të Kuqtë’ kanë epërsinë e dy golave. Mane, Robertson dhe Salah shënuan për skuadrën e Jurgen Klopp, ndërsa për mysafirët shënoi Hwang.

    Chelsea është duke luajtur baras 1-1 me Lille pas 45 minutave të para.

    Ajo që duhet të përmendim nga pjesët e para të ndeshjeve të sontme është edhe supergoli i realizuar nga Hakim Ziyech në sfidën Valencia-Ajax.

    Marokeni shënoi gol brilant për Ajaxin në këtë takim, më të bukurin deri tani.

    Më poshtë i keni rezultatet komplete pas pjesës së parë:

    Barcelona – Inter 0-1
    Liverpool – Salzburg 3-1
    Lille – Chelsea 1-1
    Leipzig – Lyon 0-1
    Valencia – Ajax 0-2
    Zenit – Benfica 1-0. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!