×
  • Sport
  • Sport

    Gola, spektakël dhe një VAR që ia mohon fitoren Liverpoolit në derbin kundër Evertonit

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 15:32

    Everton dhe Liverpooli kanë luajtur baras 2-2 në derbin e javës së pestë në Premier Ligë


    Kjo ndeshje shumë lehtë mund të fitohej nga Liverpooli, por VAR anuloi një gol Jordan Hendersonit në minutën e 93-të, shkruan Reporteri.net

    ‘Të Kuqtë’ e nisën mjaft mirë këtë ndeshje duke kaluar në epërsi me anë të Sadio Mane në minutën e 3-të, por Keane barazoi në minutën e 19-të.

    Mo Salah riktheu epërsinë e Liverpoolit në minutën e 72-të, por përsëri Evertoni barazoi rezultatin, kësaj radhe me anë të Calvert-Lewin që shënoi në minutën e 81-të.

    Pas këtij barazimi Evertoni mbetet lider në Premier Ligë me 13 pikë, ndërkaq Liverpooli zë pozitën e dytë me 10 pikë pas pesë xhirove të zhvilluara deri tani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!