×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka e mirëpret Ajetin në Premierligë

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 19:30

    Ish-sulmuesi i Baselit me prejardhje kosovare, Albian Ajeti, do ta vazhdojë karrierën e tij në Premierligë, pasi që sot u konfirmua transferimi i tij në West Ham United.


    I mënjehershëm ka qenë reagimi i kosovarit tjetër që luan në një ndër ligat më të fortë në botë, ylli i Arsenalit Granit Xhaka.

    Ai i ka uruar Albian Ajetit tranferimin te West Ham United.


    Ajeti ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, me opsionin për ta zgjatur kontratën edhe për dy vjet të tjera.

    Shuma për të cilën u transferua Ajeti besohet se është 7 ose 8 milionë funte, apo 7.5 deri në 8.6 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!