Tifozët e Arsenalit dhe ata të Tottenhamit mezi po e presin përballjen e së enjtes në mes të këtyre dy ekipeve.
“Gunners” aktualisht janë katër pikë përpara rivalëve të tyre të moçëm.
Një fitore në stadiumin e Tottenhamit do t’ia siguronte ekipit të Mikel Artetas edhe matematikisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Dhe, tifozët e kanë ndalur Granit Xhakën pas seancës stërvitore për ta pyetur për duelin me Spurs, të cilët janë përmirësuar dukshëm që prej arritjes së trajnerit Antonio Conte.
Sidoqoftë, kjo nuk shfaq ndonjë problem për futbollistin kosovar.
“Çka do të bëjmë të enjten Granit. Çka do të bëjmë të enjten?”, ka pyetur tifozi.
Më pas, përfaqësuesi zviceran iu përgjigj atij me gjashtë fjalë.
“We don’t speak, we do it! (Ne nuk flasim, ne e bëjmë)”, ka thënë Xhaka, i cili është i vendosur për ta fituar derbin e Londrës, shkruan “Gazeta Express”.
Edhe për “Spurs” kjo do të jetë një ndeshje vendimtare pasi humbja eventuale i lë jashtë Championsit e fitorja i afron me Top 4.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.