Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se kapiteni i ardhshëm i Arsenalit mund të jetë Granit Xhaka.
Muajin e kaluar Emery ka caktuar pesë emra të mundshëm për t’u bërë kapiten të skuadrës dhe njëri nga ta ka qenë edhe Granit Xhaka, transmeton Periskopi.
“Për momentin Koscienly ka kontratë me neve, mirëpo ne do të flasim dhe shohim nëse ai do të largohet. Kapiteni i ardhshëm mund të jetë Granit Xhaka i cili vitin e kaluar ka luajtur shumë si kapiten, dhe ishte kapiten edhe në dhomën e zhveshjes”, deklaroi ai.
Emery la të hapur mundësinë që të caktojë si kapiten edhe Mesut Ozil ose Nacho, dhe se ai dëshiron tre deri në pesë kapitenë në ekip.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.