×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka, kapiteni pa shirit

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 18:12

    Pas largimit të mbrojtësit francez Laurent Koscielny nga Arsenali, i cili për një kohë të gjatë ka qenë kapiten të topçinjtë, është raportuar se shiritin do ta mbajë kosovari që luan për Zvicrën, Granit Xhaka.


    Mirëpo, ka qenë vetë Xhaka, i cili edhe sezonin e kaluar në Premier Ligë, i ka startuar ndeshjet si kapiten, që ka thënë se ende asgjë nuk është përfundimtare, sa i përket shiritit të kapitenit.

    “Askush nuk ka folur për shiritin e kapitenit deri me tani. Trajneri ende nuk ka vendosur por nëse unë do ta kem shiritin, natyrisht, do të jem i lumtur. Është një gjë speciale por në fund ne të gjithë duhet të jemi kapiten të skuadrës si brenda ashtu edhe jashtë fushës sepse kështu duhet të jemi të gjithë ne”, ka thënë Xhaka për Arsenal Player.

    Xhaka i ka bërë këto komente pas humbjes në ndeshjen e fundit të turneut parasezonal kundër Barcelonës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!