Zvicra përballet me një grup të vështirë në Euro 2020 që përfshin Italinë, Turqinë dhe Uellsin.
Kapitenin i Zvicrës, Xhaka, e sheh si një provë të madhe drejtimin e skuadrës përballë këtij grupi.
“Unë kam qenë me ekipin për gati 11 vjet. Të jem kapiten i kësaj përzgjedhjeje në një Euro dhe të më lejohet të përfaqësoj vendin tonë më bën jashtëzakonisht krenar. Kur mendoj se me kë më lejohej të ndaja dhomën e zhveshjes, po, atëherë ndiej një ndjenjë të madhe lumturie, një pritje të jashtëzakonshme”, tha kapiteni në konferencë për media.
Xhaka, me rol kryesor së bashku me Xherdan Shaqirin dhe Fabian Schar, do të luajnë sot kundër Uellsit në lojën e parë të tyre për këtë Kampionat, njofton Klankosova.tv.
“Ne nuk kemi nevojë të sillemi rreth e përqark, qëllimi ynë është të përfundojmë në dy të parët e grupit. Çdo gjë tjetër do të ishte një zhgënjim i madh për mua”, tha kapiteni në konferencë për media.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.