×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka tregon se përse e veshi fanellën e Jasharit

    Reporteri
    03 Dhjetor 2022 | 7:04

    Granit Xhaka e ka sqaruar veshjen e fanellës së Ardon Jasharit pas fitores së madhe me Serbinë.

    Futbollisti kosovar, i cili ishte protagonist në ndeshjen e sontme, është arsyetuar se veprimi i tij nuk ishte politik, pasi pas lojës u tha se ishte një dedikim dhe mesazh për Adem Jasharin.

    “Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, deklaroi Xhaka në konferencë për shtyp pas lojës.

    Xhaka u zgjodh lojtari i ndeshjes, ndërsa Shaqiri e shënoi njërin prej tre golave të fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, e cila ia siguroi ekipit helvetik kualifikimin në të tetën e finales së Kupës së Botës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!