×
  • Sport
  • Sport

    Griezmann me fjalë të mëdha për Messin

    Reporteri
    14 Korrik 2019 | 22:06

    Antoine Griezmann është prezantuar tashmë në “Camp Nou” si futbollisti më i ri i Barcelonës.


    28-vjeçari, i cili ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me kampionin e Spanjës, ka zgjedhur numrin 17.

    Griezmann vjen në Barcelonë pas polemikave të shumta, që nga viti i kaluar, kur përmes një dokumentari refuzoi ofertën e katalunasve për të qëndruar te Atletico Madridi.

    Në konferencë për media, e para si lojtar i Barcelonës – Griezmann nuk ka mundur t’iu ikë pyetjeve se pse e refuzoi Barçën vitin e kaluar e shumë gjërave tjera.

    Ai u pyet nëse ajo çka bëri vitin e kaluar, mund t’i ketë mërzitur Lionel Messin dhe Luis Suarezin – përgjigjja e francezit ishte gjeniale.

    “Mendoni se Messi e Suárez mund të jenë ndier të mërzitur me atë që ndodhi vitin e kaluar? Ndoshta. Do të shoh kur do të jem me ta, por me ndihmën e asisteve mund të rregulloni gjithçka”, u shpreh Griezmann duke qeshur.

    Për 28-vjeçarin është ndjenjë e papërshkrueshme mundësia që të luaj me Leo Messin.

    “Ajo që më bën më të lumtur është se do të jem shok me të. Jam i lumtur. Shembull në NBA është LeBron James, në futboll është Messi. Është një legjendë dhe për mua është një gëzim i madh që do të luaj përkrah tij”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!