×
  • Sport
  • Sport

    Griezmann shënon golin e parë zyrtar me fanellën e Barcelonës

    Reporteri
    25 Gusht 2019 | 22:08

    Antoine Griezmann ka shënuar për herë të parë gol në ‘Camp Nou’.


    Francezi asnjëherë më parë nuk kishte arritur që të shënonte gol në stadiumin e Barcelonës sa ishte lojtar i Atletico Madridit.

    Por, këtë ai e bëri sonte në debutimin e tij në fanellë të Blaugranas.

    Griezmann mori një top të mirë nga Sergi Roberto derisa ai shënon golin e barazimit në minutën e 41-të.

    Pjesa e parë në Camp Nou ka përfunduar barazim 1-1.

    Për Betisin golin e ka gjetur edhe përforcimi i tyre më i ri Nebil Fekir i cili kaloi në avantazh mysafirët në minutën e 15-të.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!