×
  • Sport
  • Sport

    Gruaja e Jotas vishet krejt bardhë edhe në varrimin e tij, simbolika – dashuri e përjetshme

    Reporteri
    05 Korrik 2025 | 18:32

    Vetëm dy javë më parë, Rute Cardoso, gruaja e Diogo Jotës, shkëlqente me fustan të bardhë nusërie në një nga ditët më të bukura të jetës së saj. Në krah të futbollistit të Liverpoolit, e rrethuar nga familja dhe miqtë më të afërt, ajo kurorëzonte dashurinë shumëvjeçare me një ceremoni të ëmbël dhe të thjeshtë në vendlindjen e tyre, në qytetin e qetë Gondomar të Portugalisë.

    Sot, në të njëjtin vend, në të njëjtin ambient ku kishin premtuar dashuri të përjetshme, Rute qëndronte sërish e veshur me të bardhë, por kësaj here, jo për të festuar, por për t’i dhënë lamtumirën bashkëshortit të saj dhe vëllait të tij, Andre Silva, që humbën jetën në një aksident tragjik rrugor, shkruan Gazeta Express.

    Simbolika e veshjes së saj: Dashuri e përjetësisë.

    Kontrasti i pamëshirshëm midis dy skajeve të jetës, gëzimit dhe pikëllimit, u mishërua në figurën e saj: një grua e re, nënë dhe tani e ve, që vetëm pak ditë më parë ndante lumturinë me botën, ndërsa sot përpiqej të gjente forcën për të përballuar këtë dhimbje.

    Pamjet që vijnë nga ceremonia mortore janë thyerje e shpirtit: Rute, me sytë e mbushur me lot dhe me veshje të bardhë simbolike, përshëndet për herë të fundit burrin me të cilin kishte ndarë çdo ëndërr, e që i ishte rrëmbyer në mënyrë brutale nga jeta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!