Gruaja që u pa në një përqafim emocional me Lionel Messin pas finales së Kupës së Botës, është zbuluar se nuk ishte nëna e tij.
Spekulime të shumta po qarkullojnë se kush ishte gruaja misterioze, ku disa besonin se ishte një pjesëtare e familjes së tij, ndërsa disa mendonin se ishte nëna e tij, duke paragjykuar nga lloji i përqafimit.
Sidoqoftë, raportimet nga Argjentina tregojnë se ajo ishte një punëtore e kombëtares, respektivisht një kuzhiniere.
Pamjet dolën të Antonia Farias, kuzhinieres së veshur me një fanellë të Argjentinës, duke iu afruar Messit në festimet pas ndeshjes pas fitores kundër Francës me ndihmën e penalltive në finalen e Botërorit në Katar.
Fytyra e Messit u ndriçua kur e pa Farias dhe ajo mbërtheu duart rreth kapitenit të ekipit kombëtar ndërsa dyshja shijonin një përqafim të ngrohtë festiv.
Sipas mediumit argjentinas “Clarin”, Farias ka qenë kuzhiniere me “La Albicelesten” për dekadën e fundit dhe udhëton rregullisht me skuadrën e Argjentinës.
Ajo ishte pjesë e organizimit gjatë fitores së Copa Americas dhe Finalissimaa vitin e kaluar në “Wembley” kundër Italisë, dhe udhëtoi për të gatuar për ekipin në Katar për Kupën e Botës, katër vjet pasi bëri të njëjtën gjë në Kupën e Botës Rusia 2018.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.