Pep Guardiola mendon se njerëzit do ta quajnë dështak në Manchester City, nëse ai nuk ia del ta fitojë Ligën e Kampionëve gjatë qëndrimit në klubin nga Premierliga.
Ish-trajneri i Barcelonës i ka fituar pesë tituj të mëdhenj që prej se e mori drejtimin e skuadrës së City më 2016, përfshirë dy tituj të Premierligës në sezonet 2017/18 dhe 2018/19, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, atij i ka munguar suksesi në garat evropiane me Cityn deri tani.
“Vitin e kaluar e patëm një sezon të jashtëzakonshëm, ama njerëzit thonë ‘por ti nuk e ke fituar Ligën e Kampionëve’”, tha Guardiola.
“Për këtë arsyeje unë do të gjykohem si dështim në këtë klub, nëse nuk e fitojmë Ligën e Kampionëve as në periudhën time të fundit këtu. E di këtë”, shtoi ai.
City nuk ka arritur asnjëherë të shkojë më larg se çerekfinalja në Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e Guardiolës dhe janë eliminuar nga Monaco, Liverpooli dhe Tottenhami në tri sezonet e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.