Ditëve të fundit kanë qarkulluar zëra se Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona dhe njëri nga destinacionet e mundshme është Manchester City
Pep Guardiola është skeptik rreth një transferimi të tillë pasi beson që ylli argjentinas do ta përfundojë karrierën te Barcelona, shkruan Reporteri.net
“Messi është një lojtar i Barcelonës,” ka thënë Guardiola.
“Ai do të qëndrojë atje. Kjo është dëshira ime. Nuk dua të flas për lojtarët e skuadrave tjera. Mendoj se ai do të përfundojë karrierën atje,”.
Ndryshe, lajmet për largimin e Messit erdhën pas zënkave të fundit që ‘Pleshti’ kishte me Eric Abidalin. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.