×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola hyn sërish në histori, tani se merr karton të verdhë

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 8:13

    Pep Guardiola hyn në historinë e futbollit anglez, por këtë radhë për ndonjë arritje sportive, përtej suksesit në Community Shield të skuadrës së tij, Manchester City, ndaj Liverpoolit.


    48-vjeçari katalan bëhet i pari trajner në historinë e Community Shield që merr karton të verdhë.

    Atë ia tregoi gjyqtari Atkinson në minutën e 41-të, për protesta pas një faulli të ashpër ndaj David Silvas.

    Kartoni i verdhë për trajnerin është një normë e re e përfshirë në rregulloren e futbollit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!