×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola: Jam dështak nëse nuk e fitoj Ligën e Kampionëve me City-n

    Reporteri
    02 Shkurt 2020 | 10:16

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola vlerëson se do të quhet dështak nëse ai nuk arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn.


    “Vitin e kaluar e patëm një sezon të jashtëzakonshëm, ama njerëzit thonë ‘por ti nuk e ke fituar Ligën e Kampionëve’”, tha Guardiola.

    “Për këtë arsyeje unë do të gjykohem si dështim në këtë klub, nëse nuk e fitojmë Ligën e Kampionëve as në periudhën time të fundit këtu. E di këtë”, shtoi ai.

    City nuk ka arritur asnjëherë të shkojë më larg se çerekfinalja në Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e Guardiolës dhe janë eliminuar nga Monaco, Liverpooli dhe Tottenhami në tri sezonet e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!