×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola komenton gjërë e gjatë gjestin e Xhakës, befason me fjalët për yllin shqiptar

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 17:17

    Granit Xhaka pushtoi ballinat e mediave në Angli pas gjestit që bëri kundër Crystal Palace në fundjavën që shkoi


    Mesfushori me prejardhje nga Prishtina u nervozua keq me tifozët e Arsenalit të cilët e vërshëllyen atë gjatë kohës kur po zëvendësohej me Sakan, në ndeshjen kundër Crystal Palace që përfundoi 2-2, shkruan Reporteri.net

    Gjesti i Xhakës bëri bujë të madhe në Angli, derisa i fundit që e ka komentuar është trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

    Guardiola ka thënë se e kupton Xhakën dhe se veprimi i tij ishte nga emocionet e krijuara aty për aty.

    “Ndonjëherë nuk është e lehtë për futbollistët, për të gjithë ne. E kuptoj Xhakën. Emocionet në ato momente janë të mëdha, nuk e di se çfarë mund të ziente përbrenda. Ndoshta nuk jam njeriu i duhur të them diçka të tillë, pasi ndonjëherë përfshihem dhe unë nga emocionet dhe nuk mund të kontrolloj veten, por duhet të përpiqemi”, ka thënë Guardiola.

    “Në fund është thjesht një ndeshje, të argëtohesh. Jam shumë i sigurt se të gjithë lojtarët, duke përfshirë dhe Xhakën, japin më të mirën për Arsenalin dhe për të fituar ndeshjet.

    Image result for granit xhakaTutje ai tha se Xhaka është kapiten i skuadrës pasi ka diçka speciale tek ai.

    “Ai është kapiten, pasi ka diçka speciale në dhomat e zhveshjes. Ndodh që të humbasësh kontrollin, por duhet të falet, të ecin përpara dhe shpresoj që në të ardhmmen tifozët ta falin Xhakën, të rikthehet dhe të tregojë se sa lojtar fantastik është,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!